Tiranë/ Një 24-vjeçari e pëson pas disa vjedhjesh të përsëritura

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 29.01.2025, 16:24

Një i ri 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer pesë raste të njëpasnjëshme të vjedhjes së monopatinave në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas hetimeve, ngjarjet kanë ndodhur gjatë muajve të fundit dhe të dhënat tregojnë se ai ka qenë aktiv në disa raste specifike:

Më 28 janar 2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.;

Po më 28 janar, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.;

Më 27 janar, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.;

Më 24 janar, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.;

Një tjetër vjedhje dyshohet të jetë kryer më 28 janar, me monopatinën e shtetasit E. I.

Burimet bëjnë me dije se i riu ka qenë më parë i dënuar për dhunë në familje.

Lidhur me këtë rast, redaksia jonë e ka denoncuar më herët me pamje këtë rast të përsëritur të vjedhjeve, duke vënë në dukje problematikën dhe mungesën e masave parandaluese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit