Një 18-vjecar që po festonte fitoren e skuadrës së Philadelphia ndaj Washington Commanders në futbollin amerikan, ka vdekur pasi ra nga shtylla ku kishte hipur për celebrimet, njoftonin zyrtarët.
Universiteti Temple njoftonte vdekjen e studentit të vitit të parë Tyler Sabapathy, 18 vjeç, pasi pësoi plagë të rënda në fundjavë dhe tragjikisht u nda nga jeta sot.
Tragjedia ndodhi në qendër të Philadelphia ku pamjet e tregonin të riun duke festuar të ngjitur në një shtyllë rruge, para se të binte në trotuar me kurriz duke goditur kokën, njoftonte rrjeti vendas WPVI.
Ai u dërgua në spitalin Jefferson me plagë në tru, por vdiq dy ditë më vonë.
Sabapathy kishte lindur në Toronto dhe ishte një gjimnast i talentuar me 120 medalje, ndërsa studionte shkenca sportive, thanë drejtuesit e shkollës.
“Me trishtim të thellë ndajmë lajmin e vdekjes së studentit tonë të vitit të parë Tyler Sabapathy, i cili pësoi plagë të rënda në fundjavë”, tha drejtori i universitetit John Fry.
“Ai kishte një të ardhme të ndritur para tij dhe është tragjike që nuk do të shohim si do të linte ai shenjën e tij në botë”, shtoi Fry.