Në një denoncim të ardhur në redaksinë e JOQ një qytetare raporton mangësitë e mjekimeve në klinikat e spitalet shqiptare e gjithashtu neglizhencën e institucioneve në pranimin e gabimeve.
Adresa e portalit anti-korrupsion të ministrisë së shëndetësisë rezulton një email i pavlefshëm.
Gruaja dëshmon se ka kërkuar në spitalet e disa qyteteve një injeksion kundër kafshimit të qenit por është sorollatur dhe përcjellë nga mjekët që rrjedhimisht nuk zgjidhën problemin e saj.
Për zhgënjimit nga shërbimi qytetarja tentoi të bëjë ankesën në faqen zyrtare anti-korrupsion të shëndetësisë por email-i i vënë në dispozicion rezulton jo-funksional.
Për të denoncuar trajtimin jo-dinjitoz nga autoritet ajo iu drejtua redaksisë së JOQ për bërjen të ditur të problemeve të hasura dhe ndërgjegjësimin e zyrtarëve në zbatimin e përgjegjësive dhe kryerjen e detyrës së tyre.
Mesazhi i qytetares:
“Pershendetje, portali antikorrupsion te shendetesia nuk pranon me emaile. Eshte i bllokuar emaili i tyre, nuk u shkruan dot. Vjen mbrapsht ky emaili qe ju tregoj, nuk u shkojne emailet. Kam 3 dite qe sorrollatem per nje vaksine terbimi, nuk e kane spitalet, s’ishte as ne Vlore, as ne Kucove e as ne Berat. Na nisen ne tirane sot. Shkoni merreni ne Tirane tha spitali Berat. Pacienti i kafshuar nga qeni duhet te bredh dhe neper spitale sa ne nje qytet ne tjetrin. Shtet i vdekur jemi, i mbaruar”.