Administrata Trump i ofron punonjësve federalë tetë muaj rrogë për t’u dorëhequr

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 29.01.2025, 13:05

Presidenti Donald Trump raportohet se po i ofron dorëheqjen të gjithë punonjësve të administratës, sipas tij për ta reduktuar dhe reformuar atë.

Në një email të dërguar të martën, administrata u thoshte punonjësve se kishin kohë deri më 6 shkurt për të vendosur nëse do të pranonin ofertën.

Nëse pranonin të dorëhiqeshin deri në shtator, thuhej në mesazh do të merrnin tetë rroga mujore si pjesë e marrëveshjes, shkruan rrjeti BBC.

Administrata pret që të paktën 10% e punonjësve të pranojnë ofertën, që do të thotë rreth 200,000 nga 2 milionë punonjës që besohet se punojnë për qeverinë federale të SHBA.

Zyrtarët thanë për mediat se ofertat e largimeve arrijnë në një kosto prej 100 miliardë dollarë.

Mesazhi i zyrës së personelit federal përmendte reforma, mes të cilave dhe kërkesën që shumica të punojnë në zyrë pesë ditë në javë, përkundër praktikave të punës nga shtëpia që është kontestuar si inefektive dhe demoralizuese për punonjësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit