Banorë të komunës së Zall Herrit në veri të kryeqytetit denoncuan në redaksinë e JOQ gjendjen e rrugëve të pamirëmbajtura në fshatrat e tyre, të cilat pas reshjeve mëngjesit të sotëm ishin kthyer në “liqene” të vogla që mund të kaloheshin vetëm me automjete të larta.
Vendasit në Dritas raportojnë se shteti nuk kujtohet të vënë dorë prej 15 vitesh në infrastrukturën e tyre publike megjithëse nuk harron asnjëherë të kërkojë taksat, votën apo të ardhura të tjera për shërbime që nuk ekzistojnë.
Pamjet e qytetarit shoqërohen me komentet:
“Pershendetje joq, kjo eshte rruga skandaloze e fshatit ‘Dritas’ komuna zallherr tiran shteti nuk vendos dor gati 15 vjet ju lutemi postojeni keto foto sepse rruga esht katastrof”