Denoncimet për oficerin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Shkodër, Mauricio Sheldija sa vijnë e shtohen.
JOQ ALBANIA ka mësuar se të dielën, datë 26 janar, në ndeshjen Vllaznia-Egnatia ka ndodhur një ngjarje që është mbajtur e fshehur si nga Policia e Shkodrës ashtu edhe AMP.
Një oficer i krimeve ka humbur çantën e krahut bashkë me armën e shërbimit që kishte brenda. Një qytetar që ka gjetur çantën, e ka hapur dhe kur ka parë armën e zjarrit brenda saj e ka hedhur nga frika dhe është larguar.
Por oficeri që kishte humbur çantën ka raportuar rastin në AMP dhe kjo e fundit ka nisur edhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Nga kamerat e sigurisë është zbuluar qytetari që ka gjetur çantën dhe me urdhër të prerë nga oficeri i AMP-së, Mauricio Sheldija, është kryer arrestimi i tij në rrethana dhe kushte të paqarta.
Qytetari që ka gjetur çantën tani akuzohet për “moskallëzim krimi” pasi sipas Mauricios hedhja në tokë e armës përbën krim që nuk është kallëzuar.
Rikujtojmë se Mauricio Sheldija, oficer i AMP-së është akuzuar disa herë nga oficerët e policisë për shpërdorim detyre pasi i detyron ata të zhvasin qytetarët për interesat e tij por edhe është bërë palë me krimin duke vënë në rrezik jetën e tyre e duke shfrytëzuar postin që mban.
Dëshmia e mbërritur në JOQ:
Para dy ditësh, një oficer i krimeve në Shkodër ka humbur armën e shërbimit gjatë ditës së ndeshjes mes Vllaznisë dhe Egnatias. Oficeri e ka harruar armën në një çantë, dhe më vonë një qytetar e ka gjetur çantën. Kur e ka hapur, ka parë armën dhe, nga frika, e ka hedhur çantën poshtë, pa e marrë atë. AMP e Shkodrës dhe Mauricio Sheldija duke shqyrtuar kamerat e sigurisë, kane arrestuar qytetarin, duke e akuzuar për marrjen e armës, megjithëse qytetari nuk e kishte marrë armën, por thjesht e kishte hapur çantën nga kureshtja. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia dhe qytetari i pafajshëm mbeti i arrestuar. Akuzat janë për një veprim të paqëllimshëm, ndërsa qytetari është ende në burg. Anonim ju lutem