Një avion gjuajtës është përplasur e ka shpërthyer në një bazë ajrore amerikane ndërsa piloti arriti të lëshohej i palënduar.
Pamjet e incidentit ishin regjistruar në bazën ajrore Eielson në Alaskë, ku avioni tip F-35 u përplas me shpejtësi në tokë dhe shpërtheu në flakë.
Mjeti shihej që lëkundej në fluturim para se piloti të lëshohej dhe të binte me parashutë.
Në deklaratën e bazës thuhej se incidenti shkaktoi dëme të konsiderueshme.
“Piloti ka shpëtuar dhe është dërguar në spital për kontrolle. Mjeti po kryente procedura standarde ajrore në kohën e incidentit prandaj është herët për të spekuluar për shkaqet e aksidentit. Avioni ka pasur një keqfunksionim por piloti ishte i aftë të lëshohej, çka solli përplasjen e avionit”, shkruanin zyrtarët.
F-35A janë avionë luftarakë më të avancuar të forcave të SHBA dhe raportohet se kushtojnë rreth 80 milionë dollarë.
Ndërsa baza në Alaska ka 54 të tillë.
Zhvillimi vjen teksa një tjetër gjuajtës F-35 u përplas në rrethana të pasqaruara në shtator 2023, teksa edhe në atë rast piloti u lëshua me parashutë dhe mbetjet e avionit u gjetën disa ditë më vonë, shkruan rrjeti Daily Mail.