21 vjeçarja ish-Miss, Jade Chabela, është arrestuar bashkë me pilotin e avionit pasi në u gjet kokainë në vlerë rreth 12 milionë dollarë kur mjeti bëri një ulje të detyruar.
Bukuroshja boliviane është shfaqur disa herë në kompeticionet e bukurisë por tashmë ka përfunduar në pranga në Argjentinë prej fundjavës pas zbulimit të drogës nga policia.
Ajo bashkë me pilotin raportohet se kishin tentuar të largoheshin në këmbë nga vendngjarja.
Identiteti i saj ishte mbajtur sekret me një urdhër të gjykatësit të rajonit Entre Rios por u publikua nga mediat publikuan që e njihnin prej pjesëmarrjes së saj në disa programe televizive.
Në 2019 ajo kishte fituar titullin Miss Fexpo Borja, në rajonin bolivian të San Borja ndërsa në gusht të vitit të shkuar ajo kishte marrë pjesë në një program televiziv në Trinidad. Chabela ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale, ku poston foto e video nga aktivitetet e saj.
42-vjeçari Carlos Costas Diaz, u identifikua si piloti brazilian i avionit të vogël Cessna 210 me të cilin po trafikohej droga, i cili u detyrua të ulej në një zonë bimësie në deltën e lumit Parana. Mjeti raportohet se kishte pësuar defekte të lidhura me karburantin para se të mbërrinin në destinacionin Buenos Aires.
Policia tha në deklaratën e rastit: “Në avion u gjetën 352 pako kokaine me peshë 359 kilogramë, që në Argjentinë kanë vlerën $2.2 milionë ndërsa në Evropë droga kushton rreth 12 milionë dollarë. Avioni vinte nga Bolivia dhe do të fluturonte rreth 1,500 para se të detyrohej të ulej prej mungesës së karburantit”.