Kushtet higjienike të bar-eve, lokaleve dhe restoranteve lënë shumë për të dëshiruar.
Rastet kur klientët janë përballur me ‘mysfayrë të paftuar’ janë të shumta dhe aspak të këndshme.
Mëngjesin e sotëm disa klientë të një lokali janë përballur me një ‘klient’ të pazakontë dhe tepër të lëvizshëm.
Një mi gjigant është parë duke lëvizur lëvizshëm nëpër lokal, sa në një cep në një cep tjetër.
Klientët që e kanë parë teksa pinin kafen e mëngjesit kanë mbetur të habitur pasi miu vazhdonte të lëvizte i pashqetësuar në lokal.