Qytetari denoncon: Tre makina çanë gomat brenda 10 minutave pranë rrethit të FEUT

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2025, 22:37

Një qytetar nga Tirana ka denoncuar gjendjen alarmante të rrugës pranë rrethrrotullimit të Fakultetit të Ekonomisë. Sipas tij, brenda vetëm 10 minutash, tre automjete kanë pësuar dëmtime duke çarë gomat si pasojë e një grope në rrugë.

"Mirëmbrëma JOQ, sa kalon rrethin e Ekonomikut, 3 makina çanë gomat brenda 10 minutave. Ka më shumë se një javë që gropa nuk është rregulluar," thekson qytetari i shqetësuar, ndërsa ka dërguar edhe pamje ku shihet gropa dhe makinat e dëmtuara.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për riparimin e rrugës, duke shmangur dëmtime të tjera dhe rrezik për aksidente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit