U rrëzua nga skela teksa po punonte, humb jetën emigranti shqiptar në Greqi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2025, 21:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një emigrant shqiptar ka humbur jetën tragjikisht.

Raportohet se bëhet fjalë për një 60-vjeçar, i cili u rrëzua nga skela teksa po kryente disa punime në një soletë në një ndërtesë në zonën e Achaias, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.

Pavarësisht se u transportua menjëherë drejt spitalit, fatkeqësisht ai nuk mundi dot t'u mbijetonte plagëve të marra.

Identiteti i emigrantit shqiptar nuk është bërë i ditur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit