Familja kërkon drejtësi për vdekjen e 12-vjeçarit, padit mjekët e QSUT dhe ata të Korçës për neglizhencë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2025, 21:01

Familjarët e 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili ndërroi jetë më 8 janar në Tiranë, kanë depozituar një kallëzim penal kundër mjekëve të QSUT dhe ata të spitalit të Korçës, duke i akuzuar për neglizhencë dhe mungesë të trajtimit të duhur.

E êma e djalit, e cila ka folur gjerësisht për ngjarjen e dhimbshme, ka deklaruar se djali i saj nuk është trajtuar për rreth 7 orë pasi mbërriti në spitalin e Tiranës. Ajo ka shprehur gjithashtu dyshime mbi diagnozën e vendosur nga mjekët, të cilët konkluduan se shkaku ishte "miokardit akut".

Nëna pretendon se nuk janë kryer analizat e nevojshme për të përcaktuar me saktësi këtë diagnozë.

Përveç kritikave ndaj mjekëve, ajo ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj një prej mjekeve që trajtoi djalin.

"Jam përballur me mjeken në spital kur kishim mbesën atje. Kur e kam parë, më janë errur sytë dhe më është rikthyer gjithçka që kishte ndodhur. I kam thënë pse ma vrau djalin dhe i jam afruar. Aty më ka rënë të fikt. Ka pasur dëshmitarë që nuk e kam dhunuar mjeken. Këtë çështje ia kam lënë drejtësisë dhe pres që të bëhet drejtësi për djalin tim 12-vjeçar," deklaroi ajo në një intervistë për mediat.

Familja e Leo Sadikut kërkon që organet kompetente të zbardhin ngjarjen dhe të japin drejtësi për humbjen tragjike të djalit të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit