Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.01.2025, 20:03
Në datën 18 dhjetor në fshatin Vloçisht, Maliq, një zjarr shkatërrues la një baba dhe katër fëmijët e tij pa asgjë. Shtëpia, kujtimet dhe çdo gjë që kishin u dogjën plotësisht, duke i lënë në rrugë vetëm një javë para Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Jani Koroni ka humbur gruan e tij nga kanceri dhe ka rritur vetëm katër fëmijë, ai po përballet me një tjetër tragjedi të madhe.
Për shkak të rrethanave, GoFundMe është hapur nga një familjar i afërt që jeton jashtë Shqipërisë. Të gjitha donacionet do të transferohen drejtpërdrejt tek familja për të siguruar strehim, rroba dhe shpresë për një fillim të ri.
Ju ftojmë të kontribuoni për t’i ndihmuar të kalojnë këtë kohë të vështirë. Çdo ndihmë, sado e vogël, do t’u japë mundësinë për të rifilluar jetën dhe do të tregoni që nuk janë vetëm. Dhuroni sot dhe bëni një ndryshim të madh për këtë familje!
KLIKO KËTU PËR LINKUN GOFUNDME
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR