Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.01.2025, 18:12

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku një 28-vjeçar ka përplasur një të moshuar.

Bëhet fjalë për Klevis Dukën, i cili përplasi 84-vjeçarin Burhan Triepshi, që ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Sipas raportimit të policisë, drejtuesi i automjetit është ndaluar dhe ndaj tij janë marrë masat ligjore, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit