Qeveria daneze do të kontrollojë ‘pikëpamjet personale’ të aplikantëve për qytetari

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 28.01.2025, 17:54

Qeveria në Danimarkë po bën një hap të ri në procesin e dhënies së qytetarisë emigrantëve, duke tentuar të analizojë aplikuesit nëse kanë “mendësi anti-demokratike” ose ekstremiste.

Ministri i emigracionit dhe integrimit njoftoi masën duke thënë se ka si qëllim të sigurojë që ata që marrin qytetarinë daneze, të përshtaten me vlerat demokratike të vendit.

“Qeveria beson se duhet të sigurohet sa më shumë që ata që marrin qytetarinë daneze të ndajnë të njëjtat vlera demokratike,” tha administrata.

Siopas ligjit aktual, vetëm Folketing, parlamenti i Danimarkës mund të japë qytetarinë, prandaj qeveria ka krijuar një komision ekspertësh për të vlerësuar nëse aplikuesit plotësojnë standardet demokratike të vendit.

“Meqënëse po shikojmë një rrije në mendësinë totalitare mes komunitetit të vogël musliman që kemi në vend, duhet të sigurohemi që të mos ketë mendësi të papranueshme këtu”, tha ministrja e integrimit Kaare Dybvad Bek.

Zyrtarët nuk shpjegonin nëse komisioni i ri do të vendoste kritere për identifikimin e “vlerave demokratike e anti-demokratike” ose mënyrat e skualifikimit të kandidatëve.

“Është e rëndësishme që ligji, teknologjia, e praktika të ekzaminohen për të pasur një bazë të mirë të organizimit të këtij vetingu”, shtonte më tej Bek.

Zhvillimi vjen pas një eventi të paprecedentë muajin që shkoi në parlament, kur tre aplikues që plotësonin kriteret për qytetarinë u morën në pyetje nga komisioni parlamentar.

Por te tre kandidatët u skualifikuan prej aktivitetit të tyre në rrjetet sociale, siç ishin komente celebruese për vrasjen e karikaturistit të kontestuar Lars Vilks, i njohur për përshkrimet ironike te profetit musliman Muhamed.

Lëvizja solli protesta nga deputetë të djathtë që argumentonin për afate të shkurtra kohore organizimi dhe mungesë baze ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit