Ekspertët zbulojnë sekretet e hartës 400-vjeçare që zgjidh një nga misteret e vjetra të SHBA

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 28.01.2025, 17:04

Ekspertë kartografie besojnë se kanë zgjidhur misterin e një prej kolonive më të hershme të SHBA, e cila u zhduk në dukje pa lënë gjurmë rreth 400 vjet më parë.

Grupi i kolonëve të rinj angleze ishin vendosur në një ishull mes Karolinës së Veriut dhe Outer Banks në vitin 1587. Rreth 100 kolonë ishin vendosur në Roanoke, por disa vjet më vonë ata ishin zhdukur dhe asgjë nuk dihej mbi fatin e tyre.

Teori të ndryshme sugjeronin se mund të ishin vrarë nga aborigjenët vendas, nga kolonizatorë spanjollë, ose nga ndonjë katastrofë natyrore.

Por tashmë ekspertët besojnë se një hartë e titulluar ‘La Virginea Pars’ mund të zbulojë sekretin e kolonisë së Roanoke.

Harta e krijuar nga një prej themeluesve të kolonisë John White, përshkruan brigjet e Kartolinës së Veriut, nga komuniteti Currituck deri në brigjet e mesme.

Por studiuesit zbuluan një detaj në hartën 400 vjeçare që besojnë se mund të zbulojë atë që u ka ndodhur kolonëve.

Fshehur me bojë të padukshme në të dallohen linjat e dy fortesave, të cilat besohet se janë përdorur për të mbrojtur koloninë nga spanjollët.

"Ndoshta sapo kemi zbuluar qytetin e Raleigh, koloninë që John White kërkonte të zbulonte në Virginia," thotë kuratorja Kim Sloan.

Arkeologu Nicholas Lucchetti, thotë e copat e poçarisë të gjetura aty datojnë prej shekullit të 16-të dhe besohet se janë të kolonëve Roanoke.

Kjo është interpretuar si prova se ata janë vendosur aty pas largimin nga kolonia fillestare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit