Vdes papritur avokati pas problemeve në sallën e gjyqit në Tiranë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 28.01.2025, 16:17

Avokati Gjovalin Ulndreaj ka humbur jetën sot, pasi është ndjerë keq papritur gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.

Sipas njoftimit të dhënë për media, avokati Ulndreaj u dërgua me urgjencë në spital por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

I ndjeri Ulndreaj ishte në rolin e mbrojtësit për një çështje penale kur nisi të ndjehej keq, siç dyshohet nga problemet me zemrën.

Seanca ishte ndërprerë shpejt dhe personat e pranishëm tentuan t’i jepnin atij ndihmë të shpejtë deri në mbërritjen e ambulancës.

Por pas komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije lajmi shokues se avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

Njoftimi i gjykatës:

"Sot në datë 28.01.2025, rreth orës 12:00, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, po zhvillohej një gjykim penal ku merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit edhe avokati z. Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër.

Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.

Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit