Kryeministri francez Bayrou pranon se ‘vendi është i tejmbushur nga emigracioni’

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 28.01.2025, 16:02

Kryeministri centrist francez François Bayrou ka pranuar dje shqetësimin e qytetarëve për fluksin e pakontrolluar të emigracionit në vend.

Në një intervistë televizive të orëve të vona ai tha se “ka një ndjesi në rritje se vendi po tembushet nga ardhurit dhe “askush nuk vepron dot kundër tyre”.

Çuditërisht, ashtu si vende të tjera të botës perëndimore, Bayrou tha se francezët e ndjejnë tashmë se “emigracioni është jashtë kontrolli dhe të ardhurit e emigrantët nuk po realizojnë detyrimet e tyre”.

Më herët ai ka thënë se emigracioni duhet të menaxhohet me anë të caktimit të kuotave mes vendeve të BE.

“Emigracioni është një çështje proporcioni, nëse kalohen kuotat atëherë rreziqet shtohen. Disa thonë se kontributi i të huajve është i vlefshëm por ata nuk duhet të kalojnë proporcionin”, tha Bayrou, duke shtuar se Franca po i afrohet pikës së derdhjes nga emigracioni.

“Në disa qytete ekziston ndjesia e fundosjes prej emigracionit, ata nuk njohin më vendin e tyre”, shtoi ai.

Vetëm pak anëtarë të qeverisë franceze kanë mbështetur Bayrou në pohimet e tij, mes tyre ministri i drejtësisë Gérald Darmanin.

Ai lavdëronte sot Bayrou, duke e quajtur “të guximshëm” për ngritjen e këtyre çështjeve, duke thënë se qëndrimi i kryeministrit ishte një hap përpara në debatin e kombit, shkruajnë mediat konservatore belge.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit