Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën 84-vjeçari

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.01.2025, 15:26

Një aksident tragjik ndodhi sot në aksin rrugor “Shkodër-Koplik,” ku një 84-vjeçar humbi jetën pas përplasjes me një automjet të drejtuar nga një 28-vjeçar.

Sipas raportimeve, i riu Klevis Duka ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, çka ka çuar në përplasjen me motomjetin që drejtohej nga Berhan Triepshi.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, i moshuari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është marrë në pyetje nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit