Viti që kaloi shënoi një përkeqësim në lidhje me sigurinë në rrugët e Shqipërisë, teksa numri i aksidenteve ka shënuar një rritje dramatike me 29.6 për qind në raport me periudhën janar-dhjetor 2023.
Të dhënat zyrtare të Institut të Statistikave referojnë se në vetëm në muajin dhjetor 2024 numërohen 149 aksidente rrugore, në të cilët 192 njerëz janë aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).
Gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 10,5 për 100 aksidente, nga 14,9 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shkak kryesor për aksidentet në vitin 2024 duket se vijon të mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve dhe gabimet e tyre, ndërsa shtohet dhe sjellja e këmbësorëve edhe pse me një ndikim më të ulët.
“Aksidentet rrugore, në 89,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 0-24 dhe 25-34 vjeç, duke zënë secila nga 24,2% të numrit të aksidenteve gjithsej. Në muajin Dhjetor 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë Ditës së Martë me 20,1%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Premte, me 10,1%”shkruiajnë zyrtarët.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor ditor 08:00-12:00, duke zënë 26,2% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej”, shtohet në publikimin e INSTAT.