Vetëm 2 pije me gaz në javë dëmtojnë shëndetin e zemrës tuaj, thotë studimi

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 28.01.2025, 14:38

Një studim i ri tregon se vetëm dy pije me gaz në javë mund të dëmtojnë shëndetin e zemrës dhe se as stërvitja nuk do të ndihmojë në reduktimin e dëmit apo sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi i botuar në revistën The American Journal of Clinical Nutrition ekzaminon të dhënat nga 100,000 të rritur në një periudhë 30-vjeçare.

Ai tregonte se njerëzit që konsumojnë dy pije me gaz në javë, që janë të mbushura me sheqer dhe shtojca kimkatesh, kishin rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare, pa marrë parasysh aktivitetin fizik apo nëse ata stërviteshin apo jo.

“Natyra e super-procesuar e këtyre pijeve të sheqerosura shkakton ndryshime në komunitetet natyrale të bakterieve të zorrëve (microbiota), dhe kjo sjell akumulimin e mbetjeve në vena e arterie, si ato koronare dhe cerebrale”, tha kardiologu Dr. Hosam Hmoud, i spitalit amerikan Northwell Lenox Hill.

“Komunitetet e bakterieve në ambjentin e zorrëve tona luajnë rolin parësor në nxiten apo shmangien e rreziqeve serioze të shëndetit si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri”, shtoi Dr. Hmoud.

Në një kohë kur stërvitja redukton nivelin e inflamacioneve në trup, sheqeri në këto pije e rrit atë.

“Aktiviteti fizik është mbrojtës kardiak, por ai nuk redukton dot efektet e dëmshme të pijeve me gaz apo të tjera me përmbajtje të lartë sheqeri”, tha Dr. Brooke Aggarwal, profesor kardiologjie në universitetin kolumbian Vagelos, i pa përfshirë në studim.

Sheqeri në pijet me gaz lidhet me shtimin në peshë, prishjen e dhëmbëve dhe rritjen e bakterieve kërpudhore, të cilat shkaktojnë diabet dhe sëmundje kardiovaskulare, konfirmon dietologia Jacquelyn Davis, duke shtuar se sheqeri nxit inflamacionin dhe forcimin e mureve të arterieve.

Prandaj në vend të këtyre pijeve doktorët kërkojnë që njerëzit të shmangin pijet me gaz dhe të konsumojnë vetëm ujë, ose çaj apo kafe pa sheqer të shtuar.

Dr. Aggarëal shton se për ata që dëshirojnë të ndërgjegjësohen, ka shumë opsione për pije të shëndetshme.

“Gjëja më e mirë për të pirë është uji, me ose pa gaz, ose i kombinuar me fruta nëse është e nevojshme. Çaji ose kafja pa sheqer është e pranueshme, ashtu siç janë lëngjet e frutave me qumësht ose fruta të freskëta e të vërteta”, shton ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit