Nëna rreh mjeken pas vdekjes së djalit në QSUT: Neglizhoi mjekimin e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.01.2025, 15:05

Nëna e 12-vjeçarit, Leo Sadiku, i cili humbi jetën më 8 janar, ka rrahur një mjeke të spitalit Pediatrik në QSUT duke e akuzuar për neglizhencë në mjekimin e djalit.

Roveta Sadiku po ndiqet penalisht për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi mjekja me iniciale J. B. ka kallëzuar se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në ambientet e spitalit Pediatrik.

Në reagimin e tyre, QSUT deklaroi se i mituri u diagnostikua me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë. Por kjo deklaratë nuk është pranuar nga familjarët e 12-vjeçarit të cilët kërkojnë përgjegjësi për çdo gabim të mundshëm në trajtimin e tij.

Roveta Sadiku në deklaratat e saj për mediat ka hedhur akuza ndaj mjekëve se kanë neglizhuar mjekimin e djalit të saj. Sipas nënës, për 7 orë në pavionin e endokrinologjisë, djali nuk mori asnjë trajtim të veçantë, përveç serumeve. Në lidhje me deklaratën e QSUT, e cila thotë se Leo Sadiku mori të gjitha shërbimet e nevojshme, Roveta ngre një pyetje: “A i kanë bërë eko të zemrës djalit tim, një prej ekzaminimeve të nevojshme për diagnostikimin e miokarditit akut?”

Ajo gjithashtu ka treguar se policia dhe prokuroria nuk kanë bërë asgjë deri më tani për të zbardhur vdekjen e djalit të saj, duke kërkuar që rastet e tilla të hetohen dhe të marrin drejtimin që meritojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit