Mësuesja duke pyetur nxënësit për mësimin, banka e fundit LIVE në TikTok

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.01.2025, 14:10

Cilësia e arsimit në Shqipëri po përballet me një rënie të dukshme, dhe një prej shkaqeve kryesore është zhvendosja e fokusit të nxënësve nga mësimi dhe zhvillimi intelektual drejt sherreve dhe përdorimit pa kriter të rrjeteve sociale.

Një fenomen shqetësues që ka marrë përmasa të konsiderueshme është përdorimi i TikTok-ut, i cili ka arritur të jetë një magnet për brezin e ri.

Edhe pse thuhet se shkollat kryejnë kontrolle dhe nuk lejojnë celularët në orët e mësimit, shumë nxënës nuk hezitojnë t'i shfrytëzojnë orët e mësimit për të hyrë LIVE në TikTok brenda klasës. Ata komunikojnë mes tyre, shpesh duke përdorur fjalë ofenduese, dhe përpiqen të tërheqin sa më shumë ndjekës edhe pse mësuesja ndodhet në klasë e po kryen punën e saj.

Në rastin e fundit, dy nxënës të ulur në bankën e fundit të klasës kanë hyrë LIVE në TikTok edhe pse mësuesja ishte aty dhe duke pyetur nxënësit e tjerë për mësimin.

Kjo është vetëm një nga shumë rastet kur nxënësit, si vajzat ashtu edhe djemtë, shfrytëzojnë TikTok-un gjatë orës së mësimit, duke injoruar plotësisht rregullat dhe duke treguar mungesë respekti për mësuesit dhe orarin e mësimit.

Kjo sjellje reflekton një problem më të thellë, ku përdorimi i teknologjisë dhe i rrjeteve sociale po pengon përqendrimin dhe angazhimin e nxënësve në mësim, duke rrezikuar kështu cilësinë e arsimit dhe formimin e një brezi të informuar dhe përgjegjës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit