Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Më datë 18 dhjetor një shkëndijë elektrike shkrumboi banesën e Jani Koronit në fshatin Vloçisht të Maliqit.
Shtëpia, kujtimet dhe çdo gjë që kishin u dogjën plotësisht, duke lënë në rrugë vetëm një javë para Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, 57-vjeçarin dhe 4 fëmijët e tij.
Jani Koroni ka humbur gruan e tij nga kanceri dhe përveç rritjes së 4 fëmijëve si një prind i vetëm, ai tani po përballet me një tjetër tragjedi të madhe.
Familjarët e tij kanë hapur një llogari në GoFundMe ku kushdo që ka dëshirë dhe mundësi, mund të kontribujë për ndërtimin e një strehe të re për familjen Koroni.
Çdo ndihmë, sado e vogël, do t’u japë mundësinë për të rifilluar jetën me një ndryshim të madh.