Punonjësi shëndetësor që dha më shumë se 1,000 çertifikata false vaksinimi, i shpëton burgut në Angli

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 28.01.2025, 13:11

Një asistent shëndetësor që krijoi më shumë se 1,000 çertifikata të rreme vaksinimi në kohën e pandemisë, i ka shpëtuar burgut në Britani.

Kieron Sylvester punonte si asistent me vaksinimet Covid deri në tetor 2021, ndërsa kishte ndërhyrë në sistem për të fabrikuar 1,015 të dhëna të rreme vaksinimi, duke supozuar se ato ishin kryer në spitalin Queen Elizabeth Hospital e Millennium Point.

28 vjeçari besohet se përfitonte 100 deri në 150 paundë për çdo favor që bënte.

Sylvester pranoi tre akuza mashtrimi dhe akses të paautorizuar në sistem, teksa gjykata e Birmingam e dënoi me dy vjet burg të pezulluar dhe 20 ditë rehabilitim.

Gjykatësi Simon Drew kërkoi një hetim për “klientët” e Sylvester që besohet se ishin punonjës kujdesi të shtëpive të të moshuarve.

Prokurorja Daniella James tha se në nëntor 2021 u bë i detyrueshëm vaksinimi i stafit të shtëpive të kujdesit, dhe më pas për të gjithë stafin shëndetësor në Britani.

Ndërsa avokati Tomas McGarvey, tha se Sylvester kishte rënë në borxh në kohën shkeljeve dhe se klienti tij “është penduar” për veprimin: "Ai nuk ka kryer më parë krime dhe fillimisht e bëri pë të ndihmuar një shok që i kërkoi një favor, po pa e kuptuar vazhdoi ta bënte për përfitim financiar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit