SPAK ka kërkuar konfiskimin e 35 pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarët e tij. Pasuritë, që vlerësohen në miliona euro, janë sekuestruar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda më 15 shkurt 2023, ndërsa tani SPAK kërkon që ato të kalojnë përfundimisht në pronësi të shtetit.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, lista e pasurive është fituar përmes veprimtarisë kriminale të Martinajt, i njohur si “mbreti” i kumarit në Shqipëri.
Shumica e pasurive janë regjistruar në emër të familjarëve të tij, përfshirë prindërit M dhe V , motrat E dhe D , si dhe bashkëshorten e tij R Martinaj.
Ndër pasuritë që kërkohet të konfiskohen është edhe “King Casino”, që është në emër të Martinajt, por që aktualisht ka status të pezulluar. Po ashtu, kërkohet konfiskimi i 50% të aksioneve të tij në shoqërinë “Alba Telecommunication” shpk, si dhe pasuria e lidhur me kompaninë “REAL FENIX”.
Ervis Martinaj është zhdukur që nga gushti i vitit 2022, dhe deri tani nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Lisa e plotë e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi
Shoqëria “KING KASINO” sha, me aksioner 100% Ervis Martinaj- Statusi pezulluar
50% te aksioneve dhe aseteve te shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” shpk, të zotëruara nga shtetasi Ervis Martinaj.
Shoqëria “MATI UNION" shpk, me aksioner me 100% shtetasin M.Martinaj- Statusi Aktiv.
Shoqëria “MARTINAJ E.M” shpk, aksioner shtetasin M.Martinaj. – Statusi aktiv.
Subjekti “Ervis Martinaj”.
Shoqëria “REAL FENIX” shpk, me aksioner 100% shtetësja R.Martinaj – Status aktiv.
Subjekti "D.Martinaj” PF – Status aktiv.
Subjekti 'V.K' PF. -Status aktiv
Shoqëria "S.P.E Energy" shpk, me aksioner 100% V.K – Status aktiv.
21% të aksioneve dhe aseteve të shoqëria "S.P.E Gjadër" shpk, të zotëruara nga shoqëria"S.P.E Energy" shpk, në të cilën shtetasi V.K është aksioner me 100% të aksioneve.
Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të E.Martinaj
Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të E.Martinaj
Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të V.Martinaj
Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të V.Martinaj
Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të V.Martinaj
Pasuria apartament me sip.82 m2, me adresë lagjja “Pavarësia” Vlorë, në pronësi të shtetases D.Martinaj
Pasurie me sip.245 m2, e llojit “Arë”, me adresë Piqeras Sarandë, në pronësi të shtetasve E dhe R Martinaj
Pasuri e llojit “Njësi”, me sip. 137 m2, Tiranë, në pronësi të shtetases V.Martinaj
Pasuria e llojit ullishte, me sip.9800 m2, me adresë Dobresh, Tiranë, e cila disponohet nga shoqëria “M……. EM shpk”.
Pasuria e llojit arë, me sip. 3815 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të M. Martinaj
Pasuria e llojit arë, me sip.7000 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.Martinaj dhe V.Martinaj
Pasuria e llojit arë, me sip.12145 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të shtetases V.Martinaj
Pasuria e llojit arë, me sip.1973 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.Martinaj dhe V.Martinaj
Pasuria e llojit arë, me sip.7050 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të V.Martinaj
Pasuria e llojit arë + truall, me sip.1975 m2, nga e cila 815.34 m2 ndërtesë, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
Pasuria e llojit arë, me sip.1632 m2, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
Pasuri e llojit truall + ndërtesë, me sip.300 m2, nga e cila 119.67 m2 ndërtesë.
Pasuri e llojit arë, me sip. 2543 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e llojit arë + ndërtesë, me sip.410 m2, me sipërfaqe ndërtimi 136.74 m2 (baza) dhe sip. ndërtimi gjithsej 540.29 m2, adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasurinë e llojit “Arë” me sip.120 m2 , Tiranë dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases B.H
Pasurinë e llojit “Truall + Ndërtesë”, me sip.580 m2 dhe ndërtesë sip 123.3 m2, Tiranë dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases B.H
Pasurinë e llojit “Apartament”, me sip.105 m2, me adresë rruga “Dervish Hima” Tiranë dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases G.T
Pasuria e llojit “Ullishte”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në fshati Gjilekë-Dhërmi, në vendin e quajtur “Gosqea”, kati i dytë dhe përbën ½, pjesë e një magazine.
Pasuri me e llojit Vilë me vendodhje në Surrel, Tiranë aktualisht ne pronësi te shtetasit F.V
Llogari bankare në vlerën e 1.878.299 lekë (një milionë tetëqind e shtatëdhjetë e tetë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë lekë) ne emër të shtetasit A.K.