Makina përplas për vdekje motoçikletën në aksin rrugor Shkodër-Koplik

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 28.01.2025, 12:45

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku shtetasi K. D., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimin të automjetit dhe është përplasur me një motoçikletë, me drejtues shtetasin B. T., 84 vjeç.

Drejtuesi i motoçikletës është dërguar në spital por tragjikisht ka humbur jetën, ndërsa policia thotë se po kryhen veprimet procedurale me drejtuesin e automjetit.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit, raportojnë autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit