Të premten edhe në Maqedoninë e Veriut do të bojkotohen marketet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.01.2025, 12:56

Duke ndjekur shembullin e vendeve të rajonit, nëpër rrjetet sociale qytetarët kanë nisur iniciativa për bojkotimin e marketeve të premten, më 31 janar.

Sipas kësaj nisme që ka marrë hov nëpër rrjetet sociale, bojkotimi i marketeve bëhet për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore.

Organizatorët e këtij bojkoti u bëjnë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga blerja dhe përdorimi i shërbimeve në markete, për të dërguar një mesazh të qartë për përgjegjësit e kësaj situate ekonomike.

“Ne bëjmë thirrje për bojkot masiv të premten. Shmangni blerjet në supermarkete, shmangni tregjet më të vogla. Duam të dërgojmë një mesazh që qytetarët nuk do t’i tolerojnë këto rritje joreale të çmimeve”, thuhet në nismë.

Për këtë nismë kanë reaguar edhe nga LSDM. Nga kjo parti thonë se Qeveria dhe OBRM-PDUKM-ja janë fajtorë që që tendenca nga rajoni për bojkotimin e supermarketeve po përhapet edhe tek ne.

Aktualisht qytetarët në rrjetet sociale shpallin bojkot të tregjeve. Paaftësia dhe mosgatishmëria e Mickoskit për t’u përballur me rritjet jonormale të çmimeve, fushatat e rrejshme të PR për shporta dhe moskujdesi ndaj qytetarëve, bëjnë që qytetarët të merren vetë me problemin”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit