Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e personave të dyshuar për grabitje dhe vjedhje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.01.2025, 12:26

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e disa personave të dyshuar për vjedhje dhe grabitje.

Në njoftimin e policisë thuhet se të gjithë ata që kanë informacione për këta persona, të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192.

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar . Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat kërkohen për Grabitje dhe Vjedhje të rënda”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit