Banorë të shqetësuar për shpërthimin e ujit në tubacionet pranë shtëpive të tyre në Dibër denoncouan sot mungesën e përgjegjësisë nga ujësjellësi i komunës qendrore Tomin.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihet se si tubat pranë matësit të shtëpisë kanë plasur, duke shkaktuar panik te banorët që tremben se do të detyrohen të paguajnë ujin e shpërdoruar pasi matësi vijon llogaritjen.
Banorët thonë se prej 5 ditësh sahati matës është në këtë gjendje dhe asnjë punonjës i Ujësjellësit nuk është paraqitur për të ndërhyrë.
Ata kërkojnë që autoritetet të marrin masa urgjente për të parandaluar dëmet dhe për të ndihmuar ata që janë prekur nga ky problem.
Raportimi i qytetarit:
“Pershendetje mi shqetesim shum serioz ka 5/6 dit qe kan shperthy tubat e Ujit, kemi ber kerkes te ujsjellsi ani zvijn me marr masa, ka me na shku fatura 200 mij lek sps shenon ne sahatin mbates. Bashkia Diber komuna admistrative Tomin lagjia Domazete fshati brezhdan, ju lutem mos na beni ndonje zgjidhje”