Kryeministri i Serbisë jep dorëheqjen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.01.2025, 12:18

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, njoftoi të martën se jep dorëheqjen nga posti.

Dorëheqja vjen pas valës së protestave që kanë përfshirë Serbinë për më shumë se dy muaj.

Mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi-Sad, ku, më 1 nëntor të vitit të kaluar, 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha një ditë më herët se të gjitha kërkesat e tyre janë plotësuar.

Gjatë atij fjalimi, ai kërkoi edhe ristrukturimin e Qeverisë së Serbisë, në krye të së cilës Vuçeviq ishte nga maji i vitit 2024.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit