Dy muaj protesta e mosbindje civile në Serbi, afrojnë fundin e presidentit Vuçiç

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 28.01.2025, 11:51

Vala e protestave e nxitur nga tragjedia e stacionit të Novi Sad më shumë se dy muaj më parë sa vjen e ashpërsohet në Serbi, teksa opozita dhe mediat flasin tashmë për dorëheqjen e mundshme të presidentit Vuçiç.

Vdekja e 15 njerëzve nga shembja e papritur e tavanit të stacionit ka nxitur zemërim të gjerë ndaj qeverisë, teksa në protesta janë bashkuar studentë, akademikë e fermerë që kërkojnë dhënie llogarie dhe drejtësi për dhunën e policisë në demonstrata.

Kryeministri Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqjen, teksa demonstratat kanë përfshirë kryeqytetin Beograd dhe qytet e mëdha të vendit. ndërsa grupet organizatore kanë shpallur “grevë e mosbindje të përgjithshme civile”

Studentë, profesorë e akademikë i kanë bërë thirrje të gjithë serbëve t’i bashkohen protestave duke ndërprerë aktivitetet e tyre dhe populli duket se është përgjigjur me mbyllje të disa shkollave, organizatave jo-qeveritare, kompanive e bizneseve të vogla.

Vuçiç, i cili mban pushtetin prej 13 vjetësh nga Forumi Ekonomik në Davos, denonconte ndërhyrjen e “agjentëve të huaj nga disa vende perëndimoreqë sipas tij po nxisin protestat.

“Ne e dimë mirë këtë,” akuzonte presidenti, duke propozuar mbajtjen e një referendumi për presidencën e tij. Kjo është refuzuar tashmë nga opozita, e cila kërkon qeveri teknike për të çuar vendin në zgjedhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit