“Shtëpinë e kam në Ali Dem, Albanian Courier dërgon porositë e mia ku të dojë vetë”

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 28.01.2025, 11:20

Një qytetar i Tiranës ka denocuar sot në redaksinë e JOQ paaftësinë dhe mungesën e korrektësisë së postave private shqiptare ‘Albanian Courier’ në dërgimin e porosive të internetit, teksa u kërkojnë marrësve të paraqiten në vendndodhje larg destinacionit të parashikuar.

Në mesazhet e këmbyera qytetari dëshmon sesi postat i kërkojnë të paraqitet Shkozë për të marrë porosinë që duhet të ishte dërguar në adresën e tij në lagjen Ali Demi, si dhe mungesën e komunikimit apo të sqarimeve për shërbimin ndaj klientit.

Mesazhi i qytetarit:

Prsh joq doja te denoncoja albanian courier per talljet qe bejn me porosit tona nga ali Express. Ngelen duke na i cuar porosit sa ne nje cep ne tjetrin. Dhe nuk japin as përgjigje

Prej muajsh shqiptarët që bëjnë blerje online përmes internetit përballen me kaos për marrjen e porosive.

Disa herë ata kanë raportuar për JOQ ALBANIA se pakot e tyre nuk dërgohen më te Posta Shqiptare por te kompania shqiptare Albanian Courier ku pakot humbasin ditë tëra para dërgimit dhe u shtohen tarifa të tjera për të paguar.

Blerësit flasin për shërbim të ngadaltë dhe tarifa për magazinimin e pakove, për shembull 27$ për një pako me vlerë 20$ dhe taksat doganore nga shteti e kompania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit