Një modele e rrjetit në Itali ka përshkruar në detaje sesi u sulmua nga një tufë djemsh teksa shkonte të shikonte një ndeshje futbolli në stadiumin e Milanos, disa javë pas akteve të ngjashme të grupeve të emigrantëve ndaj turisteve femra gjatë Vitit të Ri.
24 vjeçarja Lara Rapelli, po shkonte në stadiumin ‘San Siro’ për të ndjekur ndeshjen e Milan kundër Girona, kur tregon sesi u rrethua nga një grup djemsh në metronë e mbushur të Milanos, nga ku nuk kishte si të shpëtonte.
“Ishim të gjithë të ngjeshur, nuk merrja dot frymë. Papritur ndjeva dikë nga prapa që vendoste diçka ndaj meje, u përpoqa të shtyhem por nuk kishte hapësirë”, tregon e reja për mediat vendase, duke shtuar se kishte nisur të rezistonte.
“Sado që përpiqesha të shtyja ose të lëvizja, ishte gjithmonë dikush prapa meje duke më prekur”, shton Lara që tregonte më pas ngjarjen e përçmuar për ndjekësit e saj në rrjet.
Sulmi e kishte lënë të shtangur vajzën e cila doli nga treni dhe u ngushëllua nga një çift spanjoll që i dhanë facoleta dhe e ndihmuan të pastrohej.
Më pas ajo shkoi në stacionin e policisë ku raportoi sulmuesin kryesor që ishte rreth 35 vjeç, me pamje dhe theks nga Evropa lindore. Policia tha se po përdorin informacionet për të bërë identifikimin nga kamerat e sigurisë.
Zhvillimi vjen disa javë pasi disa akte të ngjashme janë regjistruar ndaj femrave prej grupeve të të rinjve në dukje emigrantë në qendrat italiane.