Qeveria shqiptare dhe administrata e presidentit amerikan Donald Trump po zhvillojnë bisedime për mundësinë e zhvendosjes së deri në 100 mijë banorëve nga Gaza në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari izraelit Amit Segal, i cili në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter) tha se Egjipti dhe Jordania pritet të refuzojnë strehimin e refugjatëve nga Gaza, duke përmendur Shqipërinë dhe Indonezinë si opsione të mundshme.
“Stacioni i radhës – Shqipëria? Administrata Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për zhvendosjen e deri në 100,000 banorëve të Gazës në vend,” shkruan Segal. Sipas tij, burime izraelite besojnë se vendet fqinje të Gazës nuk do të pranojnë refugjatë dhe se Shqipëria dhe Indonezia janë alternativa më të realizueshme.
Këto zhvillime pasojnë deklaratën e mëparshme të Donald Trump, i cili kishte sugjeruar që banorët e Gazës të zhvendosen drejt Egjiptit ose vendeve të tjera si pjesë e një zgjidhjeje për situatën në Lindjen e Mesme.
Nëse kjo marrëveshje realizohet, Shqipëria do të pranojë refugjatët e Gazës, duke u bërë kështu streha e katërt për komunitete të tjera emigrantësh. Shqipëria ka pranuar më parë opozitën iraniane, emigrantët afganë pas rikthimit të talebanëve në pushtet, si dhe emigrantë të paligjshëm që Italia ka transferuar drejt portit të Shëngjinit.
Ky zhvillim pritet të ngjallë debat të gjerë në vend për kapacitetet e strehimit dhe implikimet politike e sociale që një vendim i tillë mund të ketë. Ndërkohë, autoritetet shqiptare ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për këto raportime.
The next stop – Albania?
— Amit Segal (@AmitSegal) January 27, 2025
The Trump administration is in talks with the government in Tirane about the migration of up to 100,000 Gazans to the country.
Israeli sources believe Egypt and Jordan will refuse to host refugees, and claim options like Albania and Indonesia are more…