Kampioni olimpik i peshëngritjes, Pirro Dhima, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta më 25 janar. Në një intervistë për mediat greke, Dhima foli me emocion për figurën e Kryepeshkopit, duke e cilësuar atë si një njeri të pazëvendësueshëm dhe me vepra të mëdha.
“Nuk e di nëse do të ketë një person që ta zëvendësojë, që të vazhdojë punën e tij,” u shpreh Dhima me lot në sy. Ai tregoi se Kryepeshkopi Anastas kishte qenë pranë tij në momente të rëndësishme të jetës, duke i dhënë këshilla jo vetëm para dhe pas garave, por edhe për çështje personale dhe familjare.
“Ai më trajtonte si fëmijën e tij. Në çdo letër që kam prej tij, ai e nis me fjalët: ‘Fëmija im i dashur Pirros’,” rrëfen Dhima.
Kampioni olimpik e përshkroi Kryepeshkopin si një shenjtor, duke theksuar se vepra dhe dedikimi i tij ndaj njerëzve ishin të jashtëzakonshme. “Ai ishte aty për të gjithë,” përfundoi Dhima, duke nënvizuar ndikimin e madh që Kryepeshkopi Anastas ka pasur në jetën e tij dhe të shumë të tjerëve.