“Hiqen si dietologe dhe mashtrojnë klientët”, produktet për dobësim kurth për të zhvatur para

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.01.2025, 20:17

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim lidhur faqen “Keto Light” që shet produkte për dobësim.

Qytetarja raporton se pas porosisë, personat përgjegjës fikin telefonin. Produktet janë të pacertifikuara, shkaktojnë dhembje të forta stomaku dhe nuk japin asnjë rezultat.

Përveç produkteve të pasigurta, menaxhuesit e faqes manipulojnë qytetarët për të shitur këto produkte, duke u paraqitur si "dietologë" të specializuar.

Pas kontaktit, ata tërheqin klientët të paguajnë shuma të mëdha për një kurë të plotë dhe më pas zhduken.

Mesazhi i qytetares:

“Përshëndetje, dua të bëj një denoncim në lidhje me një kompani që shet produkte dobësimi. Është e gjitha një skemë, sepse pas dërgimit të produkteve ata fikin telefonin.

Produktet janë të pacertifikuara dhe japin efekte anësore, përpos që nuk bëjnë efekt, por të japin dhembje të forta stomaku.

Emri i kompanisë është “Keto Light”, që e gjeni në “Google” dhe në “Facebook”.

Kam paguar 18000 All për një kurë të plotë. Vajza që telefonon hiqet si dietologe e specializuar.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit