Prindërit e Aleks Agos, 45-vjeçarit nga Devolli i akuzuar për ngacmim seksual, hedhin poshtë akuzat dhe shprehen se djali i tyre është i pafajshëm e se kurrsesi nuk mund të ketë kryer një vepër të tillë.
“E prenë në besë, nuk vërtetuan asgjë, as palën tjetër nuk e morën të sqaroheshin. Unë s’kam folur me djalin. Ai se ka bërë atë kurrë në botë. Ata duhet të kishin marrë djalin bashkë me mjekun ligjor e po ta kishte bërë atë gjë mos ta sillte më. Edhe pushkatim ti bënin” – tha babai i Agos.
Gjithashtu, nëna e 45-vjeçarit mbron idenë se i biri nuk do t’i bënte keq një të mituri.
Nga ana tjetër, nëna e Aleks Agos shprehet se, në rast të një vërtetësisë të kësaj akuze, djali i saj duhet të burgoset përjetë
“Të dënohet sa mos të mbajnë më. Tani ti bësh dhuratë një fëmije një çokollatë se të erdhi keq se është pa baba e të përfundosh brenda… nuk jemi njerëz të atillë. Unë i lutem shumë të mos ma marr më qafë atë fëmijë, se ka një djalë sakat”- tha nëna e 45-vjeçarit Aleks Ago.