Zyrtarët në Vlorë njoftonin sot se për shkak të motit të keq, gjatë 2 ditëve të ardhshme është ndaluar paisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur.
Megjithëse parashikimet e motit për Vlorën tregojnë kohë të qartë e të mirë, lundrimi i largët është ndaluar gjatë datave 28-29 janar duke filluar nga ora 06:00, sipas zyrtarëve “prej erës me shpejtësi 15-35m/s dhe forcë 7-8bft, si dhe me lartësi dallge të parashikuar nga 1.50 deri 3.50 metra.”
Drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës u bëhet apel të marrin në konsideratë kushtet meteorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Lundrimi i anijeve të mëdha dhe transporti detar ndërkombëtar pritet të vijojë normalisht.