Spitali gjerman pajis stafin me kamera trupore prej rritjes së dhunës ndaj mjekëve

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 27.01.2025, 18:36

Një spital në Gjermani prezantoi sot planet për vendosjen e kamerave trupore për të gjithë punonjësit pas një serie sulmesh të dhunshme ndaj stafit nga pacientët dhe të afërmit e tyre.

Kamerat e vogla do të bëhen pjesë e uniformës pasi besohet se ndihmojnë “mos-përshkallëzimin e situatës” tha Michael Kötzing, i spitalit ‘Klinikum Dortmund’.

“Ne duam të shikojmë nëse kamerat kanë të njëjtin efekt në spital siç e kemi parë me policinë”, tha Kötzing duke iu referuar rritjes së madhe të numrit të sulmeve të dhunshme në spitale që prej kohës së pandemisë.

Në një sondazh të fundit të Shoqatës së Spitaleve Gjermane zbulohej se shumica dërmuese e pjesëmarrësve besonin se “kanë humbur respektin për stafin e spitaleve”.

Ndërsa në shtator 2024, një sulm i rëndë në spitalin e Essen në shtetin Rhine Westphalia, qëndroi gjatë në titujt e mediave.

Pas vdekjes së të afërmit në emergjencën e spitalit ‘Elisabeth Clinic’, anëtarët e një familjeje turko-libaneze sulmuan fizikisht punonjësit e spitalit, duke lënë një 23 vjeçare të plagosur dhe disa të tjerë me plagë të lehta.

Souad Layas, zv. drejtor i spitalit të Dortmund, tha për mediat se punonjësit e spitalit ishin goditur apo dhe kafshuar nga të afërmit e pacientëve.

Ai shtonte se punonjësit do të mund të zgjedhin nëse duan të mbajnë kamera trupore, të cilat sipas tij aktivizohen vetëm në rast konflikti fizik, me qëllim mbrojtjen e të dhënave personale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit