Dhjetra mijëra protestues u mblodhën jashtë parlamentit grek të dielën për të kërkuar drejtësi për 57 viktimat e tragjedisë hekurudhore në Tempi në 2023.
Demonstrata ishte një nga protestat më të mëdha në vitet e fundit në vend dhe u shoqërua me grumbullime të ngjashme shumë qytete greke dhe në Evropë, teksa qeveria greke akuzohet për mbulim dhe fshehje të fakteve për përplasjen fatale në Tempi në Greqinë qendrore në shkurt 2023.
Hetimet zbuluan më vonë se treni i mallrave që përplasi atë të pasagjerëve, kishte 10 ton lëngje të djegshme që kishin shpërthyer në një masë zjarri gjigante, e cila shkaktoi shumicën e viktimave.
Autoritetet greke ende mohojnë ekzistencën e një ngarkese të tillë, shkruan rrjeti belg, Brusselsignal.
Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Nuk do të harrojmë” apo “Nuk ka oksigjen,” duke iu referuar fjalëve të fundit të një prej viktimave gjatë telefonatës së emergjencës.
Maria Karistianou, bija 20-vjecare e të cilës humbi jetën në aksident, foli për njerëzit, duke thënë: “Ne jemi këtu dhe nuk do të heqim dorë deri sa përgjegjësit të japin llogari”.
Pak pas tragjedisë vendngjarja ishte spastruar me nxitim nga autoritetet, duke përfshirë dhe largimin e sendeve personale apo trupat e disa prej viktimave.
Akuza të tjera janë bërë për fshirje të regjistrimeve audio të komuninkimeve mes drejtuesve të trenit si dhe video të stacionit hekurudhor të Selanikut, ku treni me lëndën djegëse ishte ngarkuar para aksidentit.
Gati dy vjet pas aksidentit asnjë individ nuk është bërë përgjegjës , dhe kjo shtuar zemërimin publik me autoritetet.