Vdekja e 12-vjeçarit nga Korça, flet mjekja: I është bërë diagnozë e gabuar

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 27.01.2025, 17:26

Disa ditë më parë, 12-vjeçari Leo Sadiku nga Korça humbi jetën, me shkakun e dyshuar miokarditin.

Mjekja Aurora Dollenberg ka deklaruar se fëmijës i është bërë një diagnozë e gabuar, duke theksuar se ai nuk ka pasur virozë, dhe kjo konfirmohet nga analizat. Ajo ka pohuar se, nëse djali do të ishte trajtuar në mënyrën e duhur, jeta e tij mund të ishte shpëtuar.

Është bërë diagnozë e gabuar. Fëmija nuk ka pasur virozë, dhe kjo shihet qartë nga analizat. Djali është “rrokullisur” kot për disa ditë, duke humbur 10 ditë kohë. Analizat treguan se ai kishte një infeksion bakterial. Edhe kur diagnoza u përcaktua saktë, ilaçet e dhëna ishin të pamjaftueshme. Iu dha një antibiotik i dobët.

Fataliteti për raste të tilla është pothuajse i përjashtuar, nëse trajtimi kryhet siç duhet. Nëse djali do të merrte trajtimin e duhur, do të kishte shpëtuar. Me një diagnostikim korrekt, situata do të përmirësohej me kohën. Nuk mund të themi me siguri që djali ka vdekur nga miokarditi akut”, – deklaroi mjekja në një intervistë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit