Tentoi t’i jepte fund jetës 2 muaj më parë, gjendet i varur 31-vjeçari në Pogradec

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 27.01.2025, 15:47

Dy muaj më parë, 31-vjeçari Klajdi Dumbo nga Pogradeci tentoi të hidhej nga kati i gjashtë i banesës së tij në lagjen Nr. 3 të qytetit, por u shpëtua falë ndërhyrjes së dy të rinjve.

Sot, ai është gjetur i vetëvarur në banesën ku jetonte së bashku me nënën e tij.

I riu ishte i njohur si person me probleme të lidhura me përdorimin e lëndëve narkotike dhe kishte tentuar edhe më parë t’i jepte fund jetës.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit