Dy shqiptarë të arrestuar në Greqi për vrasjen mafioze të Irakli Davellës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 27.01.2025, 16:00

Autoritetet greke njoftonin sot se dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në një operacion, në lidhje me ekzekutimin e stilit mafioz të Irakli Davellës muajin që shkoi në Athinë.

Zyrtarët nuk jepnin më shumë detaje për identitetin e të ndaluarve.

Davella u ekzekutua në Thrakomaqedhones në veri të Athinës më 15 dhjetor 2024, në ngjarjen ku u plagos rëndë edhe shtetasi shqiptar Edi Lulo, emri i vërtetë i të cilit është Etmond Hysa.

45-vjeçari që humbi jetën ishte pronar lokali në zonën Peristeri, ndërsa policia beson se bëhet fjalë për larje hesapesh prej të kaluarës së viktimës dhe përfshirjen në luftën mes grupeve rivale të mafias greke.

Viktima ishte nga Saranda dhe besohet se ka qenë mik i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, elementëve të njohur kriminalë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa, shkruajnë mediat.

Ndërsa Edi Lolo, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentat dyshohet se gjithashtu mund të kishte qenë objektiv i atentatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit