Qytetarët denoncojnë ujërat e zeza pranë banesave në Shkodër dhe neglizhencën e autoriteteve

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 27.01.2025, 14:39

Pamje të kanalizimeve të dëmtuara dhe ujërave të zeza që rrjedhin mes banesave, janë dërguar redaksinë e JOQ nga lagjia Rus në Shkodër.

Qytetarët thonë se prej disa ditësh punonjësit e ujësjellësit janë njoftuar për këtë problematikë, por nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje.

Në pamje shihen ujërat e ndotura që rrjedhin nga banesat drejt rrugës, të cilat përbëjnë rrezik edhe për shëndetin e qytetarëve të zonës së populluar.

Tash 5 dite kan shperthy ujrat e zeza posht pallatit , askush nuk vjen as se merr mundimin . Po o vlla asht njoftu ujesjellesi mundsisht edhe bashki kan shku e ba ankesen kan than vim Diten e hane. As ska ardh kush as se ka marr mundimin”, shkruan qytetari që dërgoi imazhet në redaksi.

Edhe më herët banorë në lagjen “Partizani” në qytetin e Shkodrës janë përballur me problemet si amortizimi i rrugës, gropat dhe pluhuri, që vështirësojnë jetesën për komunitetin.

Një problem tjetër në këtë zonë është edhe mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm, i cili nuk ka gjetur zgjidhje pavarësisht apelit të bërë ndaj institucioneve te kryebashkiakut Benet Beci.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit