Alexander Lukashenko fiton mandatin e shtatë radhazi në zgjedhjet e dyshimta në Bjellorusi

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 27.01.2025, 14:03

Komisioni zgjedhor tha se Lukashenko mori 86.8 të votave kurse kritikët në Perëndim thanë se zgjedhjet nuk ishin “as të lira e as të drejta”.

Udhëheqësi i vjetër bjellorus fiton kështu mandatin e shtatë në krye të vendit, në zgjedhjet ku konkurronte ndaj katër kundërshtarëve, që gjithashtu ishin besnik të tij.

Zyrtarët thanë se pjesëmarrja në zgjedhjet e të dielës ishte 85.7 përqind, nga rreth 6.9 milionë njerëz me të drejtë vote.

Lukashenko fiton tashmë çdo zgjedhje që prej vitit 1994, po qeveritë perëndimore dhe grupet e të drejtave i quajnë ato “farsa elektorale”.

Presidenti rus Vladimir Putin bëri urimet për Lukashenko, duke thënë se zgjedhjet tregonin “padyshim” mbështetjen e njerëzve ndaj tij.

“Fitorja dëshmon autoritetin tuaj politik dhe mbështetjen e popullit të Bjellorusisë ndaj politikave. Jeni i mirëpritur në tokën ruse dhe mezi pres t’ju takoj në Moskë” tha Putin, sipas një deklarate të Kremlinit.

Xi Jinping gjithashtu dërgoi urimet për fitoren e Lukashenko, ndërsa politikanët në Evropë thanë se mediat e lira ishin të ndaluara në vend, dhe se shumë figura politike opozitare janë burgosur ose detyruar të largohen nga vendi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit