Dhjetra mijëra palestinezë kthehen në këmbë Gaza pas hapjes së korridorit nga Izraeli

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 27.01.2025, 13:00

Karvanë të gjatë palestinezësh ktheheshin sot në veri të Gazës pas hapjes së korridorit Netzarim nga ushtria izraelite.

Në imazhet e publikuara shiheshin masa të mëdha njerëzish duke ecur përgjatë rrugës bregdetare, për t’u kthyer në rrënojat e shtëpive të tyre mes konfliktit brutal.

Ata që udhëtojnë në këmbë u lejuan sot të hyjnë në territorin e shkatërruar nga bombardimet, ndërsa ata me automjete do të presin disa ditë për kontrollet e mjeteve në postblloqe.

Prej më shumë se një viti palestinezët janë strehuar në kampe të improvizuara apo shkolla të kthyera në strehime, dhe tashmë kërkojnë të rikthehen në shtëpitë tyre edhe pse e dinë se ato janë dëmtuar ose shkatërruar.

Shumë tremben se eksodi i tyre do të bëhet i përheshëm nga Izraeli teksa Donald Trump tha dje se “shumë palestinezë do të vendosen në Egjipt e Jordani”.

“Do të doja që Egjipti të presë njerëz” tha dje Trump. “Ndoshta një milionë, një milionë e gjysmë, duhet ta zgjidhim këtë”, shtoi ai.

Ai gjithashtu vlerësoi Jordaninë për pranimin e refugjatëve palestinezë, teksa i tha mbretit të vendit: “Do të më pëlqente që të pranonit më shumë, sepse Rripi i Gazës është në gjendje të rëndë, është shumë keq”.

Por ministria e jashtme e Jordanisë ka thënë se qeveria kërkon zgjidhjen me dy shtete për Palestinën dhe se Jordania refuzon zhvendosjen e përhershme e të pandryshueshme.

Radhë të gjata të zhvendosurish palestinezë janë krijuar në postbllokun Netzarim, zona ushtarake që përshkon jugun e Gazës, e izoluar nga ushtria izraelite që prej fillimit të konfliktit brutal.

Lejimi i kthimit të palestinezëve në Gaza ishte parashikuar të niste të shtunën por u shty me pretendimet e ‘mosmarrëveshjeve për pengjet’ me grupin Hamas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit