Një 35-vjeçar që vuante dënimin në burgun e Reçit në Shkodër raportohet se i ka dhënë fund jetën duke u vetëvarur në qelinë e tij.
Sandër Deda ishte vënë re nga punonjësit e burgut teksa kreu aktin ekstrem dhe më pas është transportuar për në spitalin e Shkodrës, por tragjikisht ka ndërruar jetë në urgjencë.
Ekipi mjekësor i burgut thanë se nuk dinin shkaqet e mundshme të vetëvrasjes së 35-vjeçarit por shtonin se ishte trajtuar si pacient me probleme të çrregullimit mendor.
Zyrtarët kanë nisur hetime për ngjarjen dhe për përgjegjësitë e burgut në situata të tilla me vuajtësit e dënimit.