Arrestohet 24-vjeçari nga Shkupi, i kërkuar për vuajtje të dënimit me burg prej 11 viteve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.01.2025, 12:21

MPB Maqedoni njofton se dje (26.01.2025) rreth orës 22.30 në rrugën “Karaorman” në Manastir, nga ana e punonjësve policorë nga Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar në SPB Manastir, e kanë privuar nga liria M.K (24).

Siç njoftojnë nga MPB, ai kërkohej me nëntë fletarrest qendror nga burgu Idrizovë, Burgu i Shkupit dhe Prokuroria Themelore Publike në Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej 11 vite e tre muaj.

“Gjatë arrestimit i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. M.K është dorëzuar në Stacionin Policor Manastir për procedura të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit