Gjobat selektive dhe të pajustifikuara janë një problem madhor për drejtuesit e mjeteve në vendin tonë.
Së fundmi një shofer i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjobën që ka marrë, por edhe për të pyetur shoferët e tjerë si është e mundur kjo gjë.
Në denoncimin e tij, ai tregon se ka marrë gjobë në viza të bardha ku parkimi është i lejueshëm. Ndërsa një makinë që ndodhej pas tij, e parkuar në viza të verdha e me tabelën e parkimit të rezervuar për invalidë nuk është gjobitur fare, ashtu sikurse një makinë tjetër në viza të bardha.
Shoferi kërkon të dijë se si është e mundur që policia e ka justifikuar gjobën me zënien e vendit për invalidët, ndërkohë që ai ka parkuar në viza të bardha ashtu sikurse makina e pagjobitur në fillim të rru
Raste të tilla po shtohen gjithnjë e më shumë, dhe qytetarët kërkojnë më shumë transparencë dhe ndershmëri nga autoritetet për të shmangur abuzimet dhe të sigurojnë që çdo shofer të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe të drejtë.